Gramoz Ruçi: Pushteti vendor do të jetë në shërbim të popullit (21 Shtator 2000)
Socialistët pushtetin vendor do t’a vënë në shërbim të njerëzve. Kështu ka deklaruar sekretari i përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi përpara elektoratit kolonjar. Kemi kurajon qytetare për të kërkuar votën tuaj theksoi Ruçi, sepse me qeverisjen e deritanishme ngjallëm shpresën dhe besimin tek qytetarët. Gjatë 3 vjet qeverisje u investua 4.8 herë më shumë në rrugët nacionale. 6 herë më shumë në investimet publike.
Në mitingun elektoral të zhvilluar në Devoll sekretari përgjithshëm socialist Gramoz Ruçi u shpreh se Partia Socialiste ka dhënë provat e qeverisjes, menaxhimit të krizës së Kosovës, ka shfaqur tregues më të mirë ekonomik dhe në procesin e privatizimit. Kam ardhur këtu jo vetëm për t’i kërkuar elektoratit të marrë pjesë në zgjedhje, por edhe të votojnë për Partinë Socialiste, përfudoi Ruçi./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame