Gramsh, mbledhja e armëve – (3 Gusht 1999)


Gramsh, mbledhja e armëve – (3 Gusht 1999)

18:40 03/08/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Armët në shkëmbim të zhvillimit. Ky është projekti që PNUD zbaton për herë të parë në Shqipëri, duke u quajtur unik në botë. Edhe si vendi zbatues i këtij projekti është sugjeruar Gramshi, i cili së bashku me 9 komunat e tij për fshihet në projektin pilot. U zgjodh si zonë Gramshi pasi njihej për prodhimin e armëve dhe për incidente të larta në trazirat e ’97, ku janë shënuar 56 të plagosur dhe pjesa më e madhe e tyre ishin fëmijë.

Projekti njeh tre komponent, ndërgjegjësimin e banorëve, mbledhjen e armëve dhe aktivitetet e zhvillimit. 80% e armëve në atë qytet janë mbledhur mbeten edhe tre komuna të cilat do të sjellin edhe përfundimin e programit brenda muajit Gusht. Nora Kushti koordinatore në marrdhëniet me publikun shpjegon hapat e mëtejshëm të këtij programi.

Nora Kushti, koordinantore e projektit:- “Kanë filluar katër aktivitetet e para të cilat po zbatohen tani në Gramsh. Rojekti i parë dhe më i rëndësishmi nga të gjithë këto projekte është lidhja telefonike me të gjithë komunat e Gramshit me qytetin. Fshatarit ose komunitarit i duheshin 6-7 orë të arrinin qytetin për të folur në telefon. Ky projekt arrin shifrën 180 mijë dollarë dhe gjithashtu mendohet edhe riparimi i zyrave të Telekomit në të gjithë këto komuna. Projekti i dytë është rruga e Tunjës e cila është 5 km rrugë dhe një rrugë tjetër gjithashtu 5 km rrugë dhe ndriçimi urban i qytetit të Gramshit. UNDP ka patur si qëllim të inkurajoj kompanitë lokale në mënyrë që edhe në këtë farë mënyre të punësohen edhe njerëz lokal”.  

Ky projekt pilot i pari i PNUD-it pas Gramshit do të vazhdoj edhe në vendet e tjera të botës, që kanë probleme me armët./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme