Gramshi, grumbullimi i armëve – (1 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Zhvillim në këmbim të armëve. Ka qënë kjo ideja e projektit të ndërrmarë nga Banka Botërore disa muaj më parë në Gramsh. E pasi kanë kaluar disa kohë duket se ky projekt po encën mirë, duke patur parasysh mirëkuptimin dhe ndihmën e vetë banorëve. Ndërkohë shënohen 70 milion fishekë të mbledhur, dhjetë mijë granata dhe gjashtë mijë armë të dorzuara. Por sipas shefit të komisariatit të Gramshit Sinan Metaj këto nuk janë shifrat përfundimtare, pasi çarmatimi nuk ka përfunduar në tre komunat kryesore të rrethit.
Banka Botërore ndërmori një sërë investimesh në Gramsh si ndërtimi i rrugëve rurale, linjave telefonike dhe riparimeve në rrjetin elektrik, pikërisht në një nga qytetet më të militarizuara të Shqipërisë. Po gjithësesi ky qytet ka filluar ti kthehet normalitetit./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego