Granit Xhaka drejt Premier League
Arsen Venger nuk mundi të priste më dhe e bëri ofertën zyrtare për Granit Xhakën.
Sezonin e ardhshëm, trajneri i Arsenalit pret ta ketë në skuadër një prej mesfushorëve më të mirë të botës.
Mediat europiane, sidomos ato britanike, shkruajnë për shifra që shkojnë nga 38 deri në 43 milionë euro.
Klubi i tij i tanishëm, Borusia e Mynshengladbahut mësohet se ka kërkuar afërsisht 50 milionë për kapitenin e skuadrës.
Cilado që të jetë shuma, e sigurt është që Xhaka do të bëhet mesfushori më i shtrenjtë në historinë e Arsenalit.
Pasi shkëlqeu fillimisht tek Bazeli në Zvicër, për t’u konfirmuar në Bundesligë, Xhaka besohet se do të provojë të bëhet një nga lojtarët më të mirë të Premier Ligës, kampionatit më të pasur dhe më të ndjekur në botë.
Tv Klan