Granit Xhaka me fanellën e Arsenal
Mediat angleze publikuan disa foto të Granit Xhakës me fanellën e Arsenal. Mesfushori me prejardhje shqiptare pritet të jetë sezonin e ardhshëm pjesë e skuadrës angleze edhe pse nuk ka asnjë njoftim zyrtar, por kjo mund të ndodhë në ditët në vijim.
Xhaka ishte në Londër për analizat mjekësore shkruajnë gazetat angleze. Aty ai bëri edhe setin e zakonshëm fotografik për një lojtari të ri. Granit Xhaka paraqitet edhe në një foto së bashku me familjen në hyrje të qendrës sëtërvitore të Arsenal. Transferimi i 23-vjeçarit nga Borussia Monchengladbach thuhet se do të kushtojë rreth 40 milionë euro dhe do të firmosë një kontratë deri në 2021. Granit Xhaka e nisi karrierën me Basel në Zvicër ku aktualisht luan vëllai më i madh Taulanti. Tv Klan