Granit Xhaka shënon edhe në Kupën e Ligës
Granit Xhaka përsëriti golin e pak ditëve më parë në kampionat. Mesfushori i Arsenal realizoi nga distancë e largët, kësaj here në takimin e Kupës së Ligës. 23-vjeçari e nisi si titullar në fitoren 4 – 0 në fushën e Nottingham Forest.
Futbollisti me prejardhje shqiptare zhbllokoi rezultatin në mesin e pjesës së parë. Goditja e tij nuk ndal dot nga serbi Vladimir Stojkovic e ndihmuar edhe nga një devijim i Chris Cohen.
Kjo është një tjetër provë e Granit Xhakës që nuk është pjesë e stolit te Topçinjtë e Londrës, që u kualifikua në turin e katërt të aktivitetit.
Golat e tjerë të takimit u realizuan nga Lucas Perez dhe Chamberlain gjatë pjesës së dytë. Arsenal nuk e fiton Kupën e Ligës prej vitit 1993./ TV KLAN