Gratë që “trazojnë” botën
U duhet të luftojnë gjithnjë me paragjykimet, të kapërcejnë pengesa të shumta e megjithatë gratë jo vetëm nuk dorëzohen, por ia kanë dalë të jenë në pozicione drejtuese.
Revista
Forbes
ka publikuar një listë të grave më të fuqishme në disa fusha. Kryesuesja e grave më të fuqishme në media është pa dyshim Anna Wintour, redaktorja e
American Vogue
për gati 30 vite.
Anna ka fituar reputacionin si një nga personazhet më me ndikim në fushën e modës. Ajo ka qenë dhe frymëzimi për personazhin e filmit “Djalli vishet me prada”. Pas saj vjen drejtuesja e NBC Universal Bonnie Hammer dhe vendin e tretë e mban drejtuesja ekszekutive e 20th Century Fox, Stacey Snider.
Por gratë nuk janë të fuqishme vetëm në media, ato tani po dominojnë dhe politikën. Ato kanë ndërmarrë reforma të mëdha, por gjithashtu edhe vendime që mund të ndryshojnë rrjedhën e historisë botërore.
Në vendin e parë është kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila përmes politikave të saj ka mundësuar rritjen e ekonomisë në Gjermani dhe ka ulur papunësinë.
Nr 2 është Theresa May, kryeministria aktuale e Britanisë, vend që një vit më parë e mbante Hillary Clinton. Por këtë vit ajo renditet më poshtë se vajza e presidentit amerikan, Ivanka Trump, e cila renditet e 6 në listë.
Të tjera gra që renditen në këtë listë janë Federica Mogherini, Mbretëresha Elizabeta II dhe shumë presidente apo kryeministre në shumë shtete të botës.
***
Nr. 1: Angela Merkel, kancelare Gjermani
Nr. 2: Theresa May, Kryeministre , U.K.
Nr. 3: Tsa Ing-Wen, Presidente, Tajvan
Nr. 4: Michelle Bachelet, Presidente, Kili
Nr. 5: Federica Mogherini, Shefi i Politikës së Jashtme, Bashkimi Evropian
Nr. 6: Ivanka Trump, këshilltare e lartë, Shtëpia e Bardhë
Nr.7: Ruth Bader Ginsburg / Elena Kagan / Sonia Sotomayor, Gjyqtare e Gjykatës së Lartë
Nr. 8: Mbretëresha Elizabeta II
Nr. 9: Shejh Hasina Wajed, Kryeministre, Bangladesh
Nr. 10: Beata Maria Szydlo, Kryeministre, Poloni
Nr. 11: Aung San Suu Kyi, Këshilltare Shtetëror, Myanmar
Nr. 12: Sheikha Lubna Al Qasimi, Ministre për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar, U.A.E.
Nr. 13: Jacinda Ardern, Kryeministre, Zelanda e Re
Nr. 14: Kolinda Grabar-Kitaroviç, Presidente, Kroaci
Nr. 15: Nicola Sturgeon, Ministri i Parë i Skocisë, U.K.
Nr. 16: Nikki Haley, Ambasadore në Kombet e Bashkuara, U.S.
Nr. 17: Erna Solberg, Kryeministre, Norvegji
Nr. 18: Elvira Nabiullina, Guvernatore, Banka e Rusisë
Nr. 19: Liyuan Peng, Zonja e Parë, Kinë
Nr. 20: Hillary Clinton, Ish kandidate presidencial, SHBA
Nr. 21: Dalia Grybauskaite, Presidente, Lituani
Nr. 22: Kersti Kaljulaid, Presidente, Estoni
Burimi: KLAN PLUS
Përgatiti: V. Masho