Gratë së shpejti do të martohen me përdhunuesit e tyre
Ligji arkaik bie në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe është vënë në diskutim në parlament.
Gratë në Liban janë duke protestuar për heqjen e këtij ligji që i lejon përdhunuesit t’i shpëtojnë ndëshkimit për krimin e tyre ndërkohë që martohen me viktimën.
Statuti i skaduar që nga viti 1940 thotë se përdhunimi ndëshkohet me mbi 7 vite burg. Dënimi për ata që përdhunojnë të miturit ose personat me paaftësi mendore është më i lartë.
Artikulli 522 i këtij ligji thotë se dënimi hiqet nëse viktima dhe përdhunuesi martohen.
Ligji ka qenë qendra e diskutimeve në parlament pasi u hodh si një sugjerim nga një anëtar i tij. Përfaqësuesit e feve diverse katolike dhe myslimane në Liban, janë furnizuar me energji nga zgjedhja e një presidenti nga një paralizë prej më shumë se 2-vjeçare që do të thotë se legjislacioni nuk mund të kalojë dhe aktivistët janë optimistë se mund të bëhet diçka./tvklan.al