Rrudhen votat e “Grekëve të Pavarur”


Rrudhen votat e “Grekëve të Pavarur”

13:51 14/01/2019

Mocioni i votëbesimit për Kryeministrin grek Aleksis Cipras do të votohet natën e të mërkurës. Vendimin e mori kryeparlamentari Nikos Vucis, i cili tha se debatet do të nisin që të martën.

Ka shpresa që qeveria Cipras t’i mbijetojë mocionit. Pas largimit të Grekëve të Pavarur, aleatëve kryesorë në koalicionin qeverisës, dy deputetë të kësaj partie, Ministrja e Turizmit Eleni Kontura dhe Zv/Ministri i Zhvillimit Bujqësor, Vasilis Kokalis shprehën publikisht mbështetjen për qeverinë. Kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kammenos vendosi t’i përjashtojë dy deputetët nga grupi parlamentar.

Me afrimin e dy deputetëve të Grekëve të Pavarur, Cipras garanton një mbështetje prej 148 votash në parlament, tre më pak se numri i nevojshëm për t’i mbijetuar mocionit. Nuk përjashtohet mundësia që qeveria të mbështetet edhe nga tjerë deputetë opozitarë.

Nëse Cipras arrin të sigurojë të paktën 151 vota në parlament, ky do të ishte një ogur i mirë edhe për marrëveshjen e Prespës për emrin e ri të Maqedonisë. Marrëveshja pritet të votohet brenda këtij muaji dhe Kryeministri shprehu bindjen se ajo do të miratohet.

Tv Klan






Të ngjashme