Grekët për ujin e pijshëm (3 Shtator 1999)


Grekët për ujin e pijshëm (3 Shtator 1999)

16:34 03/09/1999

300 mijë euro kanë mjaftuar për të përfunduar projektin e Kryqit të Kuq Grek për klorifikimin e ujit të pijshëm në Shqipëri. Ministri i Shëndetësisë Solis, Ambasadori Grek Malias dhe Kryetari i Kryqit të Kuq Grek, janë mbledhur sot në përfundim të këtij projekti për teë përshëndetur këtë punë e cila është bërë në bashkëpunim me palën shqiptare.

Kontrolli i tij dhe sidomos sigurimi i dezinfektimit paraqesnin problemet kyçe në këtë situatë. Ambasadori Malias ka përmendur ndihmat e Qeverisë së tij dhe Kryqit të Kuq në muajt e krizës. Ndihma greke në pika kyçe bëri që Ministria jonë e Shëndetësisë të eleminonte një nga katastrofat shëndetësore për shëndetësinë dhe popullin shqiptar./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme