Greku pengmarrës – (16 Korrik 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Vazhdon seriali i çmendur me lojën e pengjeve ndërmjet shqiptarëve dhe grekëve në tokën Helene. Duket krejt e pabesueshme por sipas agjensisë zyrtare të lajmeve të Maqedonisë, pak momente pasi është vrarë 28-vjeçari shqiptar ALeksandër Nana që kishte marrë peng një autobus me udhëtar grek ka ndodhur një ngjarje krejt e kundërt.
Një qytetar grek i armatosur ka marrë peng një autobus të linjës Athinë – Tiranë, me 38 shqiptar brenda. Mësohet se pengmarrësi grek quhej Andrea Skolivaris dhe është 45-vjeç. Ngjarja ka ndodhur në Greqinë qëndrore dhe fermeri vendas ishte i pajisur me një karabinë.
Ai ka detyruar autobuzin për tu kthyer në stacionin më të afërt të policisë duke i akuzuar ata se kishin hyrë ilegalisht në vendin e tij. Pasi kanë arritur në policinë e qytetit Mizolongi, Andrea i ka deklaruar policisë se i kishte sjellë shqiptarët për ti përzënë ata nga Greqia.
Policia ka bërë kontrollin e dokumentave të shqiptarëve dhe ka rezultuar se të gjithë ishin të pajisur me dokumenta të rregullta. Pas kësaj policia ka prangosur grekun 45-vjeçar./tvklan.al
Gazetar – Eduart Frangaj