Greqi, aksidenti ajror – (15 Shtator 1999)


Greqi, aksidenti ajror – (15 Shtator 1999)

22:15 15/09/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Një avari e pashmangshme në avionin grek të linjës Athinë-Bukuresht i ka marrë jetën Ministrit Plotësues të Punëve të Jashtme të Greqisë Janis Kranidiotis. Mes 6 të vdekurve dhe i biri 20 vjeçar Nikolas Kranidiotis, badigardi i tij si dhe dy gazetar grek. Kranidiotis ishte nisur bashkë me një pjesë të stafit të tij drejt Bukureshtit për një takim pune. Por 20 minuta pasi janë nisur drejt Bukureshtit pilotët kanë zbuluar një avari të cilën s’mund ta evitonin.

Kranidiotis ka qenë një prej politikanëve më të njohur grek, krahu i djathtë i Papandreut i lindur në Qipro në vitin 1947. Kranidiotis vlersohej si një yll në politikën greke. Kryeministri grek Simitis menjëherë pas ngjarjes ka deklaruar se Kranidiotis ka përçuar nëpër botë interesat e Greqisë. Ndërsa presidenti i Qipros ka thënë se ai është njeri që do të mbetet dhe në të ardhmen e politikës greke. Njihen së fundmi dhe përpjekjet e tij në afrimin e politikës greke me atë turke./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori






Të ngjashme