Greqi, arrestohen 8 gardianë për vdekjen e Ilia Karelit


Greqi, arrestohen 8 gardianë për vdekjen e Ilia Karelit

12:13 01/04/2014 Ilia KareliProkuroria greke ka urdhëruar arrestimin e 8 gardianëve të burgut të Nigritas, të cilët akuzohen si përgjegjës për vdekjen e të burgosurit shqiptar Ilia Kareli, i njohur ndryshe dhe si Kudret Kume. 3 prej urdherarresteve u ekzekutuan ne mesdite.

Mediat greke shkruajnë se hetuesit kanë gjetur prova që implikojnë punonjësit e këtij burgu në keqtrajtimin dhe torturimin deri në vdekje të 42-vjeçarit. Por nën akuzë janë gjithsej 14 persona, përfshi edhe punojës të stacionit të policisë së Iteas ku Kume qëndroi për disa orë pas vrasjes së gardianit, Jorgo Cironi.

Mbi 14 personat rëndojnë akuzat e Torturimit me pasojë vdekjen, Dëmtimit të qëllimshëm fizik dhe ushtrimit të dhunës.

Prokuroria e Amfisës arriti në këto përfundime pasi  mori në në pyetje gardianë dhe zyrtarë të burgut të Malandrinos dhe Nigritas, punonjës policie të stacionit të Iteas, roje të  dy burgjeve dhe të tjerë persona që kanë patur kontakt me të burgosurin shqiptar gjatë transferimit të tij nga burgu i Malandrinos në atë të Nigritas.

Nga të dhënat e publikuara në mediat greke thuhet se Kudret Kume është rrahur dy herë barabarisht në harkun kohor të 3 ditëve.  Në keqtrajtimin e tij dyshohet se kanë marrë pjesë 14 persona ku gjithçka duket të ketë nisur pas transferimit nga burgu i Malandrinos dhe qëndrimit në stacionin policor të Iteas.

Më pas dyshohet se Kume I është nënshtruar një tjetër rrahje në burgun e Nigritas, e cila ka rezultuar fatale për 42 vjeçarin. Nëndrejtori I këtij burgu ka pohuar për mediat greke se nuk kishte parë imazhe të kamerave të sigurisë ku të ishte ushtruar dhunë ndaj të burgosurit shqiptar. Dyshimet janë se kamerat janë ndezur pas rrahjes barbare të Ilia Karelit, siç duket edhe në këtë foto të nxjerrë nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Pak çaste më vonë ai ndërroi jetë.

Burime që i referohen prokurorisë së Amfisas thonë se gjatë ditës priten arrestime të tjera të gardianëve tdhe policëve dy burgjeve. Auoritetet janë në pritje të raportit përfundimtar të ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse vdekje e Karelit ka ardhur vetëm nga dhuna fizike apo edhe nga elektroshoku.

Një ditë më parë edhe Prokuroria e Fierit nisi hetimet për vdekjen e Kudret Kumes, duke urdhëruar riekspertimin e trupit të viktimës.





Të ngjashme