Greqi, bllokohen 2000 kg drogë


Greqi, bllokohen 2000 kg drogë

15:12 17/03/2014 droge kanabisAfërsisht 2081 kg drogë e llojit marijuhanë është sekuestruar nga policia greke në Elefsina.

Në pranga kanë përfunduar 7 shqiptarë. Lënda narkotike ishte ngarkuar në një kamion të madh në kufirin shqiptaro-grek.

Ende nuk janë bërë të ditur emrat e personave që u arrestuan në këtë operacion antidrogë.

Policia po heton në lidhje me persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë trafik droge.





Të ngjashme