Greqi, gardiani: Ilia Karelin e torturuam për vdekje
Greqi, gardiani: Ilia Karelin e torturuam për vdekje
Shpërndaje
12:27 02/04/2014“Ishim 10 persona, e rrahëm për më shumë se 2 orë”. Ky është rrëfimi i Haris Konsolidis, shefit të gardianëve të burgut të Nigritas, i cili bashkë me 9 gardianë të tjerë tortuaruan për më shumë se dy orë të burgosurin shqiptar, Kudret Kume, i njohur ndryshe si Ilia Kareli.Ai është një prej personave për të cilin Prokuroria e Amfisas një ditë më parë kishte lëshuar një fletë urdhëarresti.Në intervistat e tij publike kishte mohuar se ndaj shqiptarit ishte ushtruar dhunë dhe kishte deklaruar se Kume kishte mbërritur i gjakosur në Burgun e Nigritas.Por gjatë marrjes në pyetje nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme të Policisë greke ai pranoi se ishte një prej 10 personave që kishin marrë pjesë në torturimin e 42-vjeçarit shqiptar. Konsolidis ishte shok i ngushtë me gardianin e vrarë nga shqiptari në burgun e Malndrinos dhe rrëfeu se ishte hakmarrë për vrasjen e tij.Siç rezulton nga dëshmia e tij, e publikuar në mediat greke, Kume është rrahur barbarisht për më shumë se 2 orë nga ai dhe 9 gardianë të tjerë të burgut të Nigritas.Kur doli nga dhoma e torturës shqiptari ishte gjysëm i zhveshur dhe në gjendje të rënduar fizike. Pak orë më vonë ai ndërroi jetë në qelinë e tij.Shefi i gardianëve u tha hetuesve se pas aktit barbar ishin munduar të lanin me ujë dhe dezifektantë dhomën e gjakosur ku rrahën për më shumë se 2 orë Kudret Kumen, duke fshehur të vërtetën mbi ngjarjen.Veç tij edhe 3 gardianë të tjerë pranuan se kishin marrë pjesë në aktin barbar. Kur mori vesh se për të kishte një urdhërrarresti, shefi i rojeve të burgut të Nigritas tentoi të vriste veten, por u shpëtua në kohë nga kolegët.Ai tashmë ndodhet në spitalin psikiatrik të burgut në kushtet e një gjendje të rënduar depresive.Tv Klan