Greqi, sekuestrohen 240 kg kanabis, 2 shqiptarë në pranga
Policia antidrogë e Selanikut ka sekuestruar mëngjesin e sotëm në rrugën kombëtare Athinë-Selanik një sasi prej 240 kilogramë drogë, e llojit kanabis sativa, si dhe ka ka prangosur 2 shtetas shqiptar dhe një grek.
Shtetasit e arrestuar janë të moshës, 30, 31 dhe 33 vjeç, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Droga e sekuestruar ishte fshehur në arka të veçanta brenda një kamioni dhe se po importohej nga Shqipëria dhe kishte destinacion shitjen në Greqi.
Hetimet e policisë greke vijojnë për kapjen e bashkëpunëtorëve në trafikun e drogës.
tvklan.al/ M.S