Greqi/ Shqiptari vdes tragjikisht në shinat e trenit
Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht pasi u rrëzua në shinat e trenit. Ngjarja ka ndodhur në stacionin e metrosë në lagjen “Omonia” në Athinë mbrëmë.
Sipas mediave greke, shqiptari u nxorr i vdekur nga shinat e trenit. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes, ndërsa dyshohet se ai ka kryer vetëvrasje. Për më shumë se dy orë, stacioni u mbyll deri në përfundim të hetimeve.
Policia tha se viktima është 51 vjeç, ndërsa nuk ka bërë me dije identitetin e tij. Metroja u hap përsëri gjatë orëve të vona të mbrëmjes.
/tvklan.al