Greqia e Italia ndajnë edhe detin e Shqipërisë


Greqia e Italia ndajnë edhe detin e Shqipërisë

12:49 26/08/2020

Athina kërkon tokë për minoritarët ose vendos veto në BE

Ende pazgjidhur konfliktin në detin Mesdhe me Turqinë, Greqia ka vendosur të hapë paralelisht frontin në detin Jon për ndarjen e kufirit detar me Shqipërinë.

Pasi takoi në Athinë, ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Maas, i cili po negocion krizën turko-greke, ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ka zhvilluar dy biseda telefonike të njëpasnjëshme fillimisht me homologun Italian Di Maion dhe më pas me ministrin e Jashtëm dhe kryeministrin Edi Rama.

Sipas publikimit të tij në Twitter, ministri Dendias thekson se mes tij dhe zotit Rama ka folur për marrëdhëniet dypalëshe, por edhe lidhur me situatën në rajon ku aktualisht dominon tensioni me Ankaranë.

Qeveria e re greke kërkon rifillimin sa me shpejt të bisedimeve ku krahas zgjerimit e ujërave territoriale greke në 12 milje në detin jon duhen regjistruar pronat e minoritetit grek sidomos në zonën e Himarës.

Këto janë edhe dy kushtet që Athina përfshiu për të kushtëzuar vendimmarrjen e Këshillit Evropian për negociatat me Tiranën. Pala turke e ka këshilluar Tiranën në vitin 2009 që të ketë kujdes me grekët pasi ata bënë një hap para duke e bërë fakt të kryer përcaktimin e zonës ekskluzive ekonomike me italianët në detin Jon pa asnjë konsultim trepalësh.

Greqia këmbëngul në faktorizimin e shkëmbijve të pabanuar detarë si Barketa dhe jo në njohjen si pikë referimi vetëm të ishujve të banuar ku të llogaritej barazlargësia nga brigjet e secilës palë.

Nuk dihet nëse qeveria në Athine do pranojë të aplikohet parimi i vijës se mesit ose do të kërkoje rikthimin ne koordinatat e vitit 2009. Dendias ishte një nga zërat më të fortë të opozitës greke dhe që ngriti dyshime në lidhje me politikën e jashtme të Aleksis Cipras, me shqiptarët dhe kryeministrin Edi Rama.

Madje ai ka deklaruar se  i bënte përshtypje pse kryeministri Edi Rama nuk mban pozita filo-helene pasi ai është rreth një e katërta grek. Sipas tij shqiptarët duhet të besojnë se nuk mund të bëjnë atë që duan.

Klan Plus






Të ngjashme