Greqia “kërcënon” Shqipërinë: Prishja e banesave të minoritarëve në Himarë, e papranueshme
Ministria e Jashtme greke ka shprehur shqetësimin e saj sa i përket vendimit për prishjen e banesave të 19 familjeve minoritare në Himarë.
Përmes një deklarate të publikuar në faqen e saj zyrtare, kjo ministri u ka kujtuar autoriteteve shqiptare se mbrojtja e të drejtës së pronësisë dhe minoriteteve është kusht për integrimin në BE.
Ministria e Jashtme e ka cilësuar të papranueshme shembjen e banesave të minoritarëve.
“Mbrojtja e të drejtave të pronësisë veçanërisht ajo e minoriteteve, është një pjesë e 5 kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë. Prandaj, në qoftë se Shqipëria dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian duhet të tregojë që vepron si një shtet ligjor duke mbrojtur nga arbitrariteti dhe veprimet e paligjshme të drejtat e të gjithë banorëve pavarësisht kombësisë dhe prejardhjes së tyre”,
thuhet në deklaratë./tvklan.al