Greqia merr masa më të ashpra
Shkollat fillore, kopshtet dhe qendrat e kujdesit për fëmijët do të mbyllen në Greqi për dy javë.
Janë këto masat e fundit që ndërmarrin autoritetet helene për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Shkollat fillore do t’i marrin mësimet nëpërmjet mësimit online, por edhe edukimit nëpërmjet TV.
Shkollat për momentin janë parashikuar që të qëndrojnë të mbyllura deri të premten më 27 Nëntor.
Për momentin plani është që shkollat të hapen më 30 Nëntor, por kufizimet mund të zgjaten në kohë sipas mediave. /tvklan.al