Greqi,autobusi merret peng nga një shqiptar (14 Korrik 1999)
Vazhdon aventura e rrëmbimit të një autobusi grek nga një shqiptar. Sipas të dhënave të stacionit kombëtar grek, autobuzi që është marrë peng nga shqiptari, ka katër pasagjerë, shoferin dhe fatorinon dhe ka hyrë në aksin rrugor në drejtimin të kufirit greko-shqiptar.Sipas burimeve greke, policia afër një fshati ai ka ndalur autobusin dhe ka tentuar të bindë shqiptarin të lirojë pengjet.
Pasi nuk ia ka arritur qëllimit, policia ka lejuar autobusin të vazhdojë rrugën. Akoma nuk bëhet i ditur identiteti i autorit. Gjatë rrugës autobuzi shoqërohet nga një eskortë policie. Ndërkohë në Korçë, policia e këtij qyteti dhe ajo doganore ka kaluar në gadishmërinë numër 1 për ti dalë përpara çdo të papriture. Deri tani policia greke akoma nuk ka plotësuar kërkesat e pengmarrësit të cilat janë dhënia e 250 milion dhrahmive dhe dy automatikë, në këmbim të jetës së pasagjerëve.
Ndërkohë në Athinë Ministria e Rendit Publik dhe ajo e Brendshme ka marrë çdolloj mase për kontrollin e kësaj situate e cila është e ngjashme me atë që ndodhi para pak javësh. Grupe xhirimi të televizioneve të ndryshme greke qëndrojnë në distancë të cilët ndjekin në lëvizje për të mos acaruar gjendjen e pengmarrësit./tvklan.al