Greva e Hotel Arbëria (2 Dhjetor 1999)


Greva e Hotel Arbëria (2 Dhjetor 1999)

12:39 02/12/1999

85 punonjës hotelerie në grevë, jo se kërkojnë rritje page por për të mbajtur vendin e punës. Hoteli 25 vjeçar “Arbëria” rrezikon të kthehet në institucion drejtësie. Drejtoria e Përgjithshme e Turizmit, me vendim të Këshillit të Ministrave dërgon udhëzimin në këtë hotel për ndërprerje urgjente të veprimeve dhe punëve që ajo kryen, pasi do t’i kalohen Ministrisë së Drejtësisë.

Një shkresë e tillë është paraqitur në muajin Gusht por anullohet menjëherë dhe e njejtë rikthehet në Tetor. 6 katëshi i njohur si Hotel Arbëria është një prej atyre pak hoteleve që shteti disponon. Përveçse një vend pushimi shtetëror. ndihmon mjaft me çmimet që ka shtresën e hallexhinjve që vijnë për të mbaruar një punë në kryeqytet apo familjarët për ditët e gëzimit të tyre.

4 milion e gjysëm lekë të reja është xhiro mujore e këtij hoteli ku 60 % e fitimit i kalon shtetit. Edhe drejtori i hotelit e sheh të padrejtë këtë vendim.

Drejtori i Hotelit Arbëria: Shteti mund të gjente shumë mirë ndërtesa të tjera të cilat nuk janë konfirmale sot për shtetin dhe mund t’i adaptonte dhe të ndërtonte Ministri Drejtësie ose një institucion tjetër që i duhet shtetit. Ky hotel sot është në eficencë, është funksional.

Po sot punonjësit e hotelit i kanë nisur një faks Kryeministrit për vënie në dijeni dhe kërkojnë takim me këdo të caktuar nga Kryeministri. Çdo prenotim i ardhur për Vitin e Ri është kthyer mbrapsht, po ashtu edhe dasmat. Në vend të një shpërblimi të shumëpritur, këtë fundviti këta punonjës rrezikojnë të humbasin vendin e punës./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme