Greva e minatorëve, sindikatat – (10 Mars 2000)
Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Ka vazhduar në ditën e shtatë greva e urisë së minatorëve te kromit në qytezën e Batrës, në të cilën janë flakur nga puna 960 punonjës. Të ngujuarit nën tokë në galerinë e katërt të sektorit të Krastës sipas sindikatës së pavarur të minatorëve janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Kjo grevë sipas kryesindikalistit Kavaja, nuk zhvillohet nga ata njerëz të cilët friksoheshin kur të tjerët ngrinin dy gishta lartë si shenjë e fitores. S’jemi si artistët vijoj Kalaja duke paralajmëruar protesta në rrugë dhe grevë të përgjithshme në 38 minierat e shqipërisë.
Minatorët kërkojnë pagesën e rrogavëe të prapambetura për shtatë muaj, ndërsa qeveria ka dhënë mbrëm rrogën për një muaj e gjysmë. Kërkohet pension për minatorët me 21 vjet punë në tokë pavarësisht moshës, si dhe asistencë 3 vjeçare për minatorët e mbetur pa punë nga privatizimi i minierave.
Gëzim Kalaja:- “Me 38 subjekte minerare që janë bërë në Batër, është shkelur ligji minerar, në ligjin minerar theksohet që ai që merr licencën për shfrytëzimin e një galerie në një minierë të kromit, të baksit ose qymyrit duhet të punësoj dhe njerëzit e ndërrmarrjes që kanë dalë në reformë”.
Në zonat minerare ka varfëri tha Kalaja, s’ka as spitale, linja telefonike, punohet me kazma e lopata, ndërsa vagonat me mineral shtyhen me dorë. Sindikatat kundërshtojnë strategjinë e privatizimit pjesë pjesë të minierave. Ndërsa qeveria i konsideron të plotësuara kërkesat e minatorëve./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame