Greva e mjekëve dhe kërkesat e tyre (26 Shkurt 1999)
Bluzat e bardha kanë dy ditë që në një orë të caktuar bëjnë që koridoret të ziejnë nga mungesa e tyre. Të gjithë mjekët e spitaleve kanë lënë punën për një orë dhe kanë mbushur ambjentin jashtë klinikës.Pra e quajtur ndryshe në të përditshmen që jemi mësuar t’a quajmë “Grevë një orëshe e mjekëve”.
Kjo grevë njëorëshe bëhet pasi mjekët janë indinjuar nga akti i goditjes së kolegut të tyre tre ditë më parë nga të afërmit e pacientes. Nga mjekët është kërkuar vendosja e Rendit në ambjentet spitalore dhe po aty të ketë një Rajon Policie ku të mund të ankohen. Kërkesë tjetër është rritja e pagës e të gjithë personelit në spital dhe përmirësimi i kushteve të punës.
Pra jo si çdo herë që kërkesat e grevistëve gjenin mbështetje vetëm tek sindikalistët por pikat që këta mjekë shtrojnë, të gjithë i sensibilizojnë. Kjo grevë e nisur dje do të vazhdojë edhe ditën e Hënë duke lënë mbase më shumë pacientë të shtruar pa mjekim. Mbase një qëndrim ndaj kërkesës së parë të mjekëve do të mbajë dhe Urdhëri i Mjekut që është mbrojtës direkt i interesave të tyre./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti