Greva e punonjësve të spitalit Infektiv – (27 Prill 2001)


Greva e punonjësve të spitalit Infektiv – (27 Prill 2001)

18:16 27/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Punonjësit e shërbimit në spitalin Infektiv, sot kanë zhvilluar një grevë njëorëshe, para drejtorisë së QSUT-së. Arsyeja është se Ministra e Shëndetësisë, ka vendosur të zvogëlojë numrin e shtretërve në këtë pavion. Këtë vendim ata e quajnë absurd pasi Shqipëria ka mjaft epidemi dhe Infektivit i duhen të gjithë shtretërit. Me zvogëlimin e shtretërve, punonjësit mendojnë se do të shkurtohen edhe vendet e tyre të punës.  

Ndërsa vetë drejtori i QSUT-së Mustafa Xhani, shprehet se ky vendim është marrë, pasi është analizuar më parë gjendja e spitalit. Në QSUT, do të zbatohet një strategji, e punuar nga asistenca publike e Parisit, ku Infektivit 80 shtretër i mjaftojnë. Për këtë arsye u shpreh ai, ne nuk mund të hedhim poshtë një investim prej 20 milion dollarësh, që i nevojitet shumë spitaleve tona.

Ndërsa punonjësit e shërbimit në infektiv, nuk do të shkurtohen pasi ata do të sistemohen në reparte të tjera. Grevën e sotme njëorëshe të mjekëve, kjo drejtori e ka quajtur të paligjshme, ndërkohë që vetë punonjësit e Infektivit, kanë paralajmëruar që do ta përshkallëzojnë atë në ditët e ardhshme./tvklan.al






Të ngjashme