Greva e studentëve kthehet në protestë përpara Kryeministrisë (2 Prill 2001)
Greva e unionit të pavarur studentor të pedagogëve të Universitetit Politeknik ka vazhduar edhe sot. Të mbështetur edhe nga Forumi Demokrat Studentor si pedagogët ashtu dhe studentët të cilët kanë braktisur mësimin që prej 4 ditësh, këtë grevë e kanë zhvilluar në formën e protestës si në rrugë ashtu dhe përpara Kryeministrisë.
Pedagogët kanë kërkuar që paga minimale në arsimi e lartë në vendin tonë të jetë 30 mijë lekë të reja si dhe të plotësohen të gjitha kërkesat e studentëve. Por, pavarësisht se studentët janë në grevë, në një pjesë të fakulteteve sot është zhvilluar mësimi i rregullt. Ndërsa sipas burimeve zyrtare nga Ministria e Arsimit, kjo e fundit është plotësisht dakort të diskutojë mbi kërkesat që kanë studentët, por një përfaqësi e grevistëve ende nuk ka kërkuar takim me ministrin./tvklan.al