Greva e studentëve shkon në ditën e saj të dhjetë (19 Dhjetor 1998)


Greva e studentëve shkon në ditën e saj të dhjetë (19 Dhjetor 1998)

12:22 19/12/1998

Greva e urisë së studentëve hyn në ditën e dhjetë dhe i vetmi ndryshim i këtyre orëve të fundit është keqësimi i gjendjes së tyre shëndetësore. Sipas mjekëve vullnetarë studentët me probleme nuk dëgjojnë të shkojnë dhe të kurohen në spital. Ndërkohë që dy prej tyre vazhdojnë që nga dita e djeshme të qëndrojnë të shtruar në spitalin nr 2 dhe atë infektiv.

Në dhomën e improvizuar si urgjencë, qëndrojnë të rinj që në fakt duhet të ishin në spital. Sipas mjekëve diagnozat kryesore janë ato të dhimbjes së veshkave dhe lëkundjeve të tensionit. Ata janë shprehur se me serume dhe ilaçe janë të furnizuar por nuk dinë se deri kur do të vazhdojë kjo situatë.

Sot në orët e para të mëngjesit, sipas kryetareve te komisionit te greves ne ambjentet e saj ka ardhur per ti vizituar shefi i komisariatit nr.1, i cili iu ka afruar studenteve ndihmen e forcave të rendit për ruajtjen e qetësise. E ndërsa orët kalojnë pa më të voglin sinjal për një zgjidhje të situatës, edhe sot për studentët thirrjen e fundit që ata kanë është reagimi i kryeministrit Majko./tvklan.al






Të ngjashme