Greva e studentëve të Institutit të Fiskulturës (13 Janar 1999)
Duket sikur studentët pas kërkesave të tyre për kushte më të mira dhe kërkesa ekonomike kanë rënë në qetësi. Por këtë herë zhurma është bërë nga studentët e Institutit të Fiskulturës, jo për kërkesat e zakonshme, por për tentative për hyrje dhe përdhunim nga një banues joshkollar në konviktin e femrave dy netë më parë.
Kjo ngjarje i ka detyruar studentët të bojkotojnë auditoret e shkollës derisa të dënohet autori dhe të plotësohen disa kërkesa minimale. E para herë që i bashkohen edhe pedagogët e shkollës. Indinjatën dhe kërkesat e studentëve i përcjell kryetari i unionit, Klodian Zaka dhe në emër të pedagogëve.
“Në mbrëmjen e ditës së enjte, një person që nuk ishte as student dhe qëndronte në godinë i paligjshëm, tentoi të përdhunonte një studente. Në tentativë për t’a përdhunuar, ai e kishte dhunuar me mjete të rënda, dhe pasi nuk arriti t’a përdhunonte, dufin që kishte t’a shfrynte tek dy studente të tjera të vitit të parë dhe të dytë, të cilët ishin në gjume dhe ai i goditi me mjete të forta. Vërtet filluam një grevë dje dhe ramë në konsensus për t’a ndërprere grevën por duke u bazuar dhe mbrëme dy persona kanë kërcënuar rojën e godinës së femrave dhe mua personalisht me thikë atëherë ne vazhduam bashkë me sindikatën e pavarur duke u solidarizuar”.
Shumica e studentëve femra janë larguar nga pasiguria nëpër shtëpi dhe të afërm të tyre, megjithëse makina e policisë qëndron para godinës. Greva e tyre do te vazhdojë./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti