Greva e urisë në ditën e 12-të, banorët bllokuan rrugën me goma makine
Nëntë grevistët e urisë në Zharrës ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore. Prej ditës së djeshme, ata nuk marrin ujë të pijshëm, por nuk pranojnë as kujdes shëndetësor duke refuzuar serumet.
Nuk dihet ende se si do ë veprojnë autoritete vendore dhe ato shëndetësore gjate ditës së sotme, ndërsa jeta e grevisteve është futur ne kufirin e rrezikut.
Gjate natës banoret e Zharrzës bllokuan rrugën Fier -Berat në mbështetje të grevistëve. Ata vendosen goma makinash dhe i vunë flaken. Policia ndërhyri për hapjen e rrugës, duke zhbllokuar qarkullimin e mjeteve. /tvklan.al