Greva në Rinas – (15 Qershor 1999)


Greva në Rinas – (15 Qershor 1999)

11:35 15/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Pas grevës një orëshe të pak ditëve më parë të Agjencise Nacionale të Trafikut Ajror Rinas, sot kjo sindikatë ka manifestuar grevën e paralajmeruar. Si rezultat s’ka pasur asnjë fluturim. Nndërkohë në ambjentet e kësaj agjensie është zhvilluar një debat midis përfaqësuesve të Sindikatës, Këshillit Mbikqyres dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punëve Publike dhe Transporteve, rreth kërkesave të tyre ku është premtuar për zgjidhje optimale.

Për këtë është nënshkruar një aktmarrëveshje midis dy paleve. Pëllumb Hoxha Drejtor i Përgjithshëm i Aviacionit Civil pranë Ministrisë së Transporteve prononcohet për Tv Klan.

Pëllumb Hoxha:- “Mbi bazën e atyre kërkesave u diskutua në një takim në të cilin ishin përfaqësuesit e Sindikatës, këshilli mbikqyrës i ndërmarrjes si dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Transporteve, në të cilën në përgjithësi u arritën një konsensus në lidhje me kërkesat që ishin paraqitur nga ana e sindikatës. Mendoj që mbi bazën e konsensusit të arritur sot nuk do ketë më nevojë për zhvillime grevash të tjera dhe shpresoj që çdo gjë do të kalojë në mirekuptim dhe me sukses”.

Ndërsa kryetari i kësaj sindikate Thoma Qerollari deklaron.

Thoma Qerollari:- “ Në fillim dua t’i kërkoj ndjesë gjithë pasagjerëve të nderuar që do të udhetonin me avionët e linjes civile. Por ato duhet të na kuptojnë ne, se edhe në njerez jemi dhe kërkojmë rritjen e mirëqënies sonë. Në takimët që patëm me përfaqësuesit e qeverisë dhe drejtorisë ne arritëm të bëjmë nje akt marrëveshje që kemi lënë me afatet, nëqoftëse ato nuk do zbatohen nga ana e tyre ne do vazhdojmë prapë grevën”./tvklan.al






Të ngjashme