Greva në Rinas, Sindikata e Rinasit – (30 Qershor 1999)


Greva në Rinas, Sindikata e Rinasit – (30 Qershor 1999)

09:10 30/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sipas burimeve të Sindikatës të Pavarur të Transporteve të Shqipërisë theksohet se kjo sindikatë ka ndërprerë grevën në aeroportin e Rinasit për arsye se qeveria ka plotësuar kërkesat e Sindikatës së Pavarur të Agjensisë së Trafikut Ajror.

Siç dihet për arsyet e kësaj greve u paralizua trafiku ajror i të gjithë komanive që fluturonin nga Rinasi. Madje u ndërpre dhe vizita e Presidentit të Republikës Rexhep Mejdani drejt Austrisë.

Ndërkohë sipas burimeve që vijnë nga Rinasi bëhet e ditur se sot në aeroport kanë filluar puna normalisht. Të gjithë kompanitë ajrore të transportit ajror që veprojnë në Shqipëri kanë filluar fluturimet e tyre. Në vendin ton operojnë 12 kompani ajrore, të cilat për shkak të grevës kanë humbur disa mijra dollarë./tvklan.al






Të ngjashme