Greva pa afat e mësuesve, mblidhet Federata Sindikale e Arsimit (20 Janar 1999)


Greva pa afat e mësuesve, mblidhet Federata Sindikale e Arsimit (20 Janar 1999)

11:38 20/01/1999

Paralajmërimet dhe zhvillimet e grevave një orëshe dhe njëditëshe nga Federata Sindikale e Arsimit nuk kanë sjellë asgjë të re për ta. Ndaj sipas tyre vetëm një grevë e përgjithshme dhe pa afat do të sensibilizojë dhe impenjojë Qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit për të plotësuar kërkesat e tyre. Pa marrë parasysh se një grevë e tillë e mësuesve paralizon arsimin dhe rrezikon analfabetizmin në Shqipëri.

Sipas kryetarit Dobrusha 90% e mësuesve janë pro zhvillimit të grevës ditën e Premte. Për këtë grevë e cila do të zgjasë vetëm një vit, janë sensibilizuar 32 rrethe të vendit. Sipas tyre kërkesat janë të realizueshme por është qeveria ajo që nuk është ulur për të gjetur zgjidhje. Kjo konfederatë kërkon impenjim serioz ztë qeverisë në mënyrë që të mos paralizohen kultet e dijes në Shqipëri. Çdo e premte ka sjellë grevë, duke filluar nga një orëshe e deri tek ajo pa afat./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti






Të ngjashme