Gripi mori 80 000 jetë dimrin e kaluar


Gripi mori 80 000 jetë dimrin e kaluar

11:44 27/09/2018

Rreth 80 000 persona vlerësohet të kenë vdekur si pasojë e grupit dhe komplikimeve të tij përgjatë dimrit të vitit të kaluar në SHBA, shifër kjo më e larta në 4 dekadat e fundit.

Drejtori për Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Dr. Robert Redfield, bëri të ditur shifrën alarmante gjatë një interviste për “The Associated Press”.

Megjithëse ekspertët e dinin se ai i kaluari ishte një sezon tepër i keq, shumë e gjejnë numrin e vdekjeve surprizues.

Vitet e mëparshme, vdekjet e lidhura me gripin varionin nga 12 000 në 56 000.

Shumica e vdekjeve erdhën nga radhët e fëmijëve dhe të moshuarve, me pikun që arriti në muajt Shkurt dhe Mars. Ajo që e bëri edhe më të keqe situatën ishte fakti se vaksinat e gripit nuk dhanë efektet e pritshme.

Të dhënat e vdekjeve nga gripi përgjatë dimrit të kaluar raportohet se kanë qenë më të larta se ato të të gjithë viteve që prej vitit 1976-1977.  Si vitet me gripin më vdekjeprurës në histori ndërkohë vlerësohet të jetë pandemia që nisi në vitin 1918 dhe zgjati dy vite duke vrarë më shumë se 500 000 amerikanë./tvklan.al






Të ngjashme