Gropa e Hajdin Sejdisë (5 Dhjetor 1998)


Gropa e Hajdin Sejdisë (5 Dhjetor 1998)

12:14 05/12/1998

Gropat vazhdojnë të rrijnë hapur në mes të Tiranës. Gropa e njohur e Sejdisë dhe mjaft të tjera në kryeqytet të cilët do të paraprinin ndërtesa madhështore, vazhdojnë të rrijnë ashtu pa asnjë zgjidhje. Vetëm tre ditë më parë u mblodhën Këshilli i Rregullimit të Territorit Shqiptar i kryesuar nga kryeministri Majko.

Kryeministri Majko sëbashku me ministrat e tjerë diskutuan për zgjerimin e vijës së verdhë për qytetin e Kukësit dhe Sarandës. Ndërsa për gropat e stërmëdha në mes të Tiranës nuk u tha asnjë fjalë. Nuk u diskutua nëse këto gropa duheshin mbushur apo jo dhe nëse duheshin dhënë për t’u ndërtuar nga dikush tjetër. Gjithashtu as me sheshin “Skënderbej” nuk u tha asgjë se çfarë do të bëhet me kioskat të cilat vazhdojnë aktivitetin e tyre në mes të sheshit./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme