Gropa e hapur para pallatit te kryeparlamentarit Gjinushi (18 Gusht 1998)


Gropa e hapur para pallatit te kryeparlamentarit Gjinushi (18 Gusht 1998)

10:43 18/08/1998

Kjo gropë e madhe, nesër pritet të jetë një pallat shumëkatësh. Në radhën e tyre të gjatë qëndron dhe apartamenti i Skënder Gjinushit, në katin e tretë të pallatit ngjitur me gropën e hapur. Punimet në këtë vend janë ndërprerë por askush nuk premton nëse ato do të rishfaqen një ditë vrullshëm.

Ndërtimi thuhet se është pa leje dhe kundër çdo norme të urbanistikës. Por si kudo, dhe përballë shtëpisë së Gjinushit , privati nuk ka hezituar të zhvillojë biznesin e tij. Njerëzit e thjeshtë shpresojnë tek kryeparlamentari se ai do të ndërhyjë që pallati i ri të mos ua zërë frymën banesave të vjetra. Deri më tani asnjë reagim dhe zgjidhje nuk ka ndodhur./tvklan.al






Të ngjashme