Grosistët e naftës kërcënojnë me mbylljen e karburanteve


Grosistët e naftës kërcënojnë me mbylljen e karburanteve

15:17 28/02/2017

Tregtarët e karburanteve kërcënojnë qeverinë se do të pezullojnë aktivietitn e shitjes së lëndëve hidrokarbure. Shkak për këtë është bërë nisma, që disa ditë më parë ministria e energjisë dhe industrisë u ka prezantuar grosistëve të hidrokarbureve, ku i njoftonte për një vendim që po hartonte për të çuar për miratim në Këshillin e Ministrave, përmes të cilit çdo pikë karburanti duhet të riliçensohej dhe të paguante një tarifë të re pranë bashkive.

Tarifa që ishte prezantuar është 3 milion lekë të rinj për kryeqytetin dhe 1 milion për karburantet në rrethe.

Të njëjtën nisëm qeveria e tentoi edhe një vit më parë, me një tarifë më të shtrenjtë, e cila shkonte në 5 milion lekë, por pas ankimimit në Gjykatën Kushtetuese, tregtarët fituan të drejtën dhe nuk taksuan.

Unioni i Shoqërive Hidrokarbure ka nisur një letër për kryeministrin, ministrin e energjisë dhe disa institucione të tjera, ku shprehet se nëse vendoset një tarifë arbitrare, pa pyetur shoqatën, do të pezullohet aktiviteti i shitjes së naftës.

Të kontaktuar nga TV Klan, zyrtarë të Ministrisë së Energjisë thonë se nisma e marrë është kërkuar nga bashkitë dhe se institucionet do të vijojnë bisedimet me shoqatën. / TV KLAN






Të ngjashme