Grosistët: Po shkelen kriteret e tenderave për barnat


Grosistët: Po shkelen kriteret e tenderave për barnat

16:13 16/04/2014 farmacistetHeqja e autorizimit të prodhuesit dhe vërtetimi i regjistrimit të barit në Republikën e Shqipërisë për 37 grupe medikamentesh të përfshira në tenderat për blerjen e barnave spitalore ka ngjallur reagimin e shoqatës së distributorëve farmaceutik.  Elemimini i këtyre dy kritereve për garuesit në tenderat për barna spitalore , është bërë me vendim të Ministrit të Shëndetësisë, por ky vendim sipas distributoreve është në shkelje të ligjit të barnave dhe rrezikon cilësinë e medikamenteve.

 Në përgjigje të këtyre akuzave Ministria e Shëndetësisë ka reaguar nëpërmjet një komunikate për shtyp. Në të cilën thuhet se “Shëndeti për ne nuk është biznes. Ne duam të ofrojmë përkujdesje shëndetësore për të gjithë ata që kanë nevojë, jo vetëm për ata që kanë mundësi të paguajnë. Në këtë pikëvështrim, pavarësisht prishjes së disa interesave klienteliste, reforma që kemi ndërmarrë po funksionon dhe qytetarit po i shërbehet më mirë”.





Të ngjashme