Gruaja akuzon të shoqin se i ka vjedhur veshkën


Gruaja akuzon të shoqin se i ka vjedhur veshkën

09:58 08/02/2018

Një grua akuzon të shoqin dhe kunatin se i kanë vjedhur veshkën pasi ajo nuk i kishte sjellë pajë kur ata ishin martuar.

Sipas mediave lokale burri e dërgoi gruan indiane për të bërë një operacion për apendesitin kur ajo kishte dhimbje barku dy vjet më parë.  

Në fund të vitit 2017, dy ekzaminime specifike mjekësore zbuluan se asaj në fakt i mungonte një nga veshkat.

Ajo pretendon se bashkëshorti i saj i kërkonte herë pas here të sillte një pajë. Tradita e pajës është e ndaluar në Indi që nga viti 1961.

Duke folur për mediat indiane, Rita Sarkar tha se kishte qenë viktimë e dhunës në familje lidhur me çështjen e pajës për shumë vite.

Muaj më vonë pas operacionit, ajo filloi të ndihej keq dhe u dërgua te një mjek nga familja e saj. Ekzaminimet më pas zbuluan se asaj i mungonte njëra veshkë, një testim i dytë konfirmoi diagnozën.

Ajo tha për

Hindustan Times

:

“Unë në atë moment e kuptova përse burri im më kërkonte që të heshtja për operacionin. 

Ai shiti veshkën time, sepse familja ime nuk mund të plotësonte kërkesën e tij për një pajë”.

Gazeta e

Telegraph India

citoi inspektorin e policisë Udayshankar Ghosh të thoshte:

“Ne dyshojmë për një mashtrim. Personat janë arrestuar dhe do të bëjmë të pamundurën që të zbardhet e vërteta”./

tvklan.al 






Të ngjashme