Gruaja bën për spital bashkëshortin


Gruaja bën për spital bashkëshortin

11:39 06/11/2020

Ngjarja në Kurbin gjatë mëngjesit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orëve të para në Kurbin. Një grua ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj. Ky i fundit është transportuar drejt Spitalit të Traumës, pasi ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Gruaja 58-vjeçare është konfliktuar me të shoqin dhe më pas e ka goditur me sqepar në kokë. Mësohet se 61-vjeçari ushtronte here pas herë dhunë fizike dhe psikologjike mbi të shoqen.

Tv Klan






Të ngjashme