Gruaja e lindur në shekullin e XIX feston ditëlindjen
Ema Morano, gruaja më e vjetër në botë feston sot ditëlindjen e 117-të. Morano e lindur më 29 nëntor 1899, festoi ditën historike me tortë së bashku me kujdestaret në shtëpinë e saj në Verbania, një qytet në veri të Italisë.
Kur Ema Morano lindi, Umberto I ishte mbreti i Italisë, kompania Fiati sapo ishte themeluar, ndërsa Klubi i Milanit, do krijohej pas disa ditësh.
E pyetur se cila është sekreti i jetëgjatësisë së saj ajo është shprehur se genet dhe…vezët e paziera./klan.al