
Gruaja humb jetën gjatë ndërhyrjes tek të pasmet
Një grua humbi jetën gjatë kohës që po i nënshtrohej një ndërhyrjeje për zmadhimin e pasme.
Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, iu nënshtrua një operacioni tek kirurgu i famshëm plastik Dr Ali Reza Samary, në klinikën e tij private në Duseldorf të Gjermanisë.
Sipas mediave lokale, ajo shkoi në gjendje kritike për jetën në spitalin e Duseldorf, ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë.
Dr Samary e konfirmoi fillimisht operacionin në rrjetet sociale, por më pas e fshiu postimin për shkak se ndaj tij vërshuan një lumë kritikash. Kirurgu është i njohur për ndërhyrjet e tij tek njerëzit e famshëm. Ai përdor masë dhjamore të cilën e merr nga një pjesë e pa dëshiruar e trupit dhe e fut tek të pasmet, duke i dhënë më shumë volum e formë.
Ai poston shpesh në rrjetet sociale, ku ka rreth 19 mijë ndjekës.
Sipas asaj që shkruan e përditshmja Mirror, shkaku i vdekjes së gruas nuk është konfirmuar ende, por policia e Duseldorf thotë se ka nisur hetimet për ngjarjen./tvklan.al