Gruaja i kërkon falje në studio, burri: Kush është ai që do… (Video)
Falë ndërhyrjes së juristes Eni Çobani, seanca e sotme e ndërmjetësimit bëri që jo vetëm drejtësia të vihej në vend, por më në fund mes dy bashkëshortëve Suzana e Gasper të vihej paqja.
Një firmë e falsifikuar, prej vitesh mundonte familjen nga Bushati i Shkodrës. Bashkëshortja e akuzonte burrin e saj se kishte lënë familjen pa prona, duke ia dhuruar fshehurazi vëllait. Por Zoti Gasper e mohonte kategorikisht një gjë të tillë. Madje ai kishte bërë edhe një kallëzim në Prokurorinë e Shkodrës disa vite më parë, por nuk kishte marrë asnjëherë vendimin.
Pikërisht ky vendim, që tregonte se firma e Gasperit ishte e falsifikuar, u lexua publikisht nga juristja Eni Çobani, në studion e “Shihemi në Gjyq“.
E pasi e siguroi çiftin e bashkëshortëve se firma ishte e pavlerë, e se prona ishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme, Çobani i tha bashkëshortëve se fakti që nuk kishte shkuar në prokurori për të marrë vendimin, ishte i pafalshëm.
Eni Çobani:
Juve nuk ju falet momenti që shkoni i drejtoheni prokurorisë dhe nuk merrni vendimmarrjen.
Zonja Suzana:
Jemi bërë çorbë, si i themi ne nga Shkodra. Që në moshën 35 vjeç jam rrugëve, si për pronat e vjetra dhe për pronat e reja.
Në fund, Zonja Suzana i kërkoi falje bashkëshortit të saj. Ky i fundit, i kënaqur që e vërteta më në fund doli në dritë tha
: “Kush është ai që do me heq pronën e vet, shtëpinë e vet.”
/tvklan.al