Gruaja: Ju tregoj sekretin për një fytyrë më të re
Një grua pretendon se ka zbuluar sekretin e përmirësimit të pamjes duke pirë më shumë ujë. Mamaja e dy fëmijëve, Sara Smith pretendon se duke pire tre litra ujë në ditë u rinua dhjetë vite në fytyrë.
Duke vuajtur për shumë vite nga dhimbja e kokës dhe tretja e ngadaltë, 42-vjeçarja foli me një neurolog dhe dietolog dhe vendosi të bënte eksperimentin shumë-muajsh.
Fotot e saj para dhe pas tregojnë një ndryshim dramatik në fytyrën e saj të cilin ajo ia adreson pirjes e se një sasie të madhe uji.
“
Lëkurës sime i mungonte shkëlqimi
”, thotë ajo.
Sara Smith tha se ishte gatshme të ndërmerrte eksperimentin pasi kishte lexuar një anketim që sugjeronte që të paktën pesë gra në Britaninë e Madhe, konsumojnë më pak se sasia e rekomanduar e ujit në ditë.
“Ç
do sistem që funksion në trupin tonë varet nga uji
”, tha ajo. “
Nxjerr toksinat nga organet jetësore, përmban nutrientë për qelizat, siguron një mjedis për veshin, hundën, çështjet e fytit dhe eliminon mbetjet
”.
“
Mos të pish mjaftueshëm do të thotë se të gjitha këto funksione dobësohen. Kështu që unë vendosa të shihja si do dukesha pasi kisha pirë tre litra ujë çdo ditë për 28 ditë. Rezultatet ishin mbresëlënëse…
”
Por jo të gjithë janë të bindur nga rezultatet. Doktori i lëkurës, Xhoshua Zekner thotë: “
S’ka të dhëna të besueshme se tetë ose më shumë gota ujë në ditë e përmirëson vërtet tonin e lëkurës
”./ tvklan.al