Gruaja kandidon për kryebashkiake, dorëhiqet kreu i PS-së në Kavajë
Është dorëhequr sot kryetari i Partisë Socialiste në Kavajë, Gentian Daja.
Vendimi u bë i ditur menjëherë pasi burime nga Partia Socialiste konfirmuan se bashkëshortja e Dajës, Silvana Daja Cikalleshi, do të kandidojë për kryetare Bashkie në Zgjedhjet e 7 Majit.
Kavaja do të shkojë në zgjedhje të parakohshme pas shkarkimit të ish-kryetarit Elvis Roshi, si i prekur nga ligji i dekriminalizimit.
Partia Demokratike ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhje./tvklan.al