Gruaja komploton vrasjen e të shoqit me mikun e përbashkët
Një oficer policie ka pranuar se i ka bërë shantazh gruas së tij pasi ai e kishte kapur duke kryer marrëdhënie seksuale me një 14-vjeçar teksa detektivët zbuluan se gruaja po komplotonte vrasjen e të shoqit.
The Independent
shkruan se burri kishte zbuluar marrëdhënien e së shoqes me të miturin dhe i bënte asaj shantazh në mënyrë që ajo të mos e braktiste. Ndërkohë, gruaja u shpall fajtore për marrëdhënie seksuale, kryer me të mitur.
Prokurori i çështjes Michael Mancuso tha se gruaja ishte përpjekur të bindte një mik të përbashkët, për të vrarë burrin e saj dhe ta bënte të dukej si aksident.
Ai shtoi se ajo “
fliste lirshëm për komplotin e vrasjes së burrit të saj
” dhe “
të gjitha llojet e skenarëve të mundshëm të vrasjes”.
Çifti u deklarua fajtor javën e kaluar. 43-vjeçarët nga mali Pocono, SHBA, do të dënohen në mars./tvklan.al