Gruaja kryen marrëdhënie seksuale me të miturin në ballkonin e apartamentit
Një situatë aspak e këndshme ka ndodhur në ballkonin e një apartamenti në San Antonio në Ibiza. Gail Dickinson, 59 vjeç, akuzohet se ka marrëdhënie seksuale me një djalë 14-vjeçar gjatë kohës që ishte me pushime.
Ka qenë gjyshja e të miturit ajo e cila ka parë skenën e tmerrshme, sesi nipi i saj abuzohej seksualisht në ballkonin e apartamentit. Zonja Dickinson ishe e afërme e familjes dhe kishte shkuar për pushime në ishullin spanjoll me të riun, nënën, gjyshen dhe vëllain e tij. Mësohet se ata jetonin të gjithë në të njëjtin apartament ku po pushonin prej disa ditësh. Gjatë rrëfimit të saj në Gjykatë, gjyshja e të miturit ka dëgjuar teksa Zonja Dickinson, i thoshte djalit që të dilte në ballkon, pasi kishte një pako të bukur. Ajo i tha gjykatës:"Ajo po i fliste djalit për pjesët intime dhe mu duk shumë e turpshme e gjeta nipin gjysmë të zhveshur në dhomën e ndenjes së bashku me Dickinson".
[caption id="attachment_414716" align="aligncenter" width="634"] Gail Dickinson[/caption] Gjyshja dërgoi nipin në dhomën e tij të gjumit, por më vonë ajo i pa të dy në ballkon, ku Dickinson ishte duke kryer marrëdhënie seksuale më djalin."Ishte një situatë e tmerrshme. Nuk mund ta besoja këtë. U trondita shumë nga ajo që pashë”,
ka rrëfyer ajo. Pas kësaj skene të tmerrshme, ata vendosën që ta largojnë 59-vjeçaren nga banesa dhe më pas kur u kthyen në shtëpi kontaktuan me policinë ku bënë dhe kallëzimin lidhur me abuzimin. Djali dha dëshminë e tij nëpërmjet një video, duke thënë se ai kishte qenë jashtë në mbrëmje për të pirë diçka me nënën e tij dhe Dickinson. Dhe kur u kthyen në banese Dickinson kishte filluar të prekte atë dhe më pas e nxorri në ballkon. Dickinson ka mohuar akuzat e saj se ajo ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturin./tvklan.al