Gruaja lind dhe braktis foshnjen në tualetin e aeroportit
Autoritetet kanë publikuar një video dhe disa fotografi të një gruaje që besohet të jetë nëna e djalit të lindur në një tualet të aeroportit të Arizonës muajin e kaluar.
Zyrtarët e Autoritetit të Aeroportit të Tuscon tani po kërkojnë ndihmën e publikut në identifikimin e gruas që ata besojnë se lindi djalin në një tualet të Concourse B, para se ta braktiste atë atje. Një punonjës i aeroportit gjeti fëmijën të martën të braktisur në banjë pranë sporteleve të makinave me qira. Autoritetet thonë se foshnja ishte shtrirë në një tavolinë dhe pastruar pas lindjes. Videoja e publikuar tregon një grua që mbante diçka të mbështjellë në një batanije blu. Sipas Daily Mail, një shënim i lënë me foshnjen thotë se nëna nuk e dinte se ajo ishte shtatzënë dhe është e paaftë dhe e papërshtatshme për t'u kujdesur për fëmijën.“Ju lutem, më ndihmoni”
, thotë shënimi. Autoritetet thonë se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore dhe mbetet në kujdesin e Departamentit të Sigurisë së Fëmijëve në Arizona./tvklan.al