“Gruaja më tha se buzët e mia kishin shije metali”
Ish-Presidenti i Ukrainës, Viktor Yushchenko thotë se shpreson që Evropa të hapë sytë ndaj kërcënimit të shfaqur nga Rusia, pas helmimeve në Salisbury.
Ndaj Yushchenkos, është bërë një tentativë për helmim në vitin 2004 kur ai kandidonte për President.“Kur erdha në shtëpi dhe putha bashkëshorten time, ajo më tha ‘Buzët e tua kanë shije metali'.
Unë po darkoja me kreun e shërbimit sekret të Ukrainës dhe zëvendësin e tij. Sipas hetimeve, lënda helmuese ishte hedhur në orizin që u shërbye në tavolinë”.
Yushchenko u dërgua me shpejtësi në Vjenë, ku doktorët thanë se ai kishte në trupin e tij dioksion, një lëndë toksike. Pamja e tij ndryshoi ndjeshëm pas helmimit.Yushchenko: “Unë isha enjtur në pjesën më të madhe të trupit. Koka më ishte bërë shumë e madhe. Dhimbja u shpërnda nëpër të gjithë trupin”.
Gazetari i BBC:Mendoni se ishte Vladimir Putin ai që dha urdhrin për helmimin tuaj?
Yushchenko:E kam një përgjigje, por nuk mund ta them
. /tvklan.al