Gruaja merr 39 mijë €, denoncuesi mbetet me “gisht në gojë”


Gruaja merr 39 mijë €, denoncuesi mbetet me “gisht në gojë”

12:21 27/01/2017

I jep me mirëbesim 38 400 euro me qëllim për të blerë një shtëpi, por nuk i pa me sy as lekët, as shtëpinë. Kjo është historia e një 49-vjeçari, banues në Durrës, i cili ka bërë një denoncim në policinë e Durrësit  lidhur me këtë ngjarje. Sipas tij, ai i ka dhënë shumën prej 38 400 €, 55- vjeçares nga Tirana për të blerë shtëpinë, por deri më sot nuk e ka marrë atë.

Ngjarja ka ndodhur që në vitin 2007 dhe vetëm ditën e djeshme është bërë denoncimi  në policie për 55-vjeçaren me inicialet V.H./tvklan.al

 






Të ngjashme