Gruaja parashikon vrasjen e saj në një letër


Gruaja parashikon vrasjen e saj në një letër

12:54 06/04/2018

Rita Caleo, nga Australia, parashikoi vdekjen e saj vetëm disa muaj para se ajo të therej në shtëpinë e saj në Sidney.

 

“Në rast se unë vdes për shkaqe jo natyrale, duhet t’i fokusoni hetimet te burri im Mark Caleo. Rick Damelian, shitës i makinave të përdorura. Vdekja e vëllait tim është gjithashtu e shkaktuar nga ata”

, shkruhet në letrën e saj, e cila daton më 15 maj 1990.

“Ai (Marku) është shumë i dëshpëruar kur është ngushtë nga ana financiare dhe kjo për shkak të lidhjes së tij... kjo është e vërteta absolute, mos e lejoni Markun të dalë pa lagur nga kjo histori”.

Letra u përdor si provë në procedimet penale të ngritura kundër Caleos. Tre muaj më vonë, Rita Caleo u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Double Bay.

Para vdekjes së saj, gjykata dëgjoi se ajo zbuloi se burri i saj kishte një lidhje jashtë martese me Janice Yap, një grua të përmendur në letrën e saj.

Sipas asaj që shkruan Daily Mail, Caleo u shpall fajtor për vrasjen e gruas së tij, tre dekada më pas.

Por trupa gjykuese e Gjykatës Supreme në Sidney nuk e shpalli atë fajtor për vrasjen e vëllait të Ritës, Dr Michael Chye, i cili u qëllua për vdekje në tetor 1989.

Një nga ish-punonjësit e Caleos, Anthony Stambolis dëshmoi se shefi i tij e urdhëroi të ofronte 10,000 dollarë për të gjetur dikë që të vriste gruan e tij dhe për ta bërë atë të duket si aksident.

Dënimi për Caleon do të caktohet në një datë të mëvonshme./tvklan.al 





Të ngjashme